Dumfries humbet derbin ndaj Milanit, ja si pritet të rreshtohen zikaltrit

Shanset që Cristian Chivu të ketë në dispozicion Denzel Dumfries për derbin e së dielës ndaj Milanit, janë pothuajse zero. Edhe pse pritet një provë vendimtare, mbrojtësi i djathtë holandez, i cili ka munguar edhe në dy ndeshjet e kombëtares së tij ndaj Polonisë dhe Lituanisë, vazhdon të vuajë nga dëmtimi në kyçin e këmbës, marrë në sfidën e San Siros kundër Lazios pas një kontakti me Zaccagnin. Dhimbja nuk është zhdukur dhe futbollisti është i destinuar ta shohë derbin me Milanin nga tribunat.

Stafi mjekësor zikaltër do të tentojë ta rikuperojë atë për ndeshjen e Champions League të së mërkurës, më 26 nëntor, në fushën e Atletico Madrid. Në krahun e djathtë pritet të startojë Carlos Augusto, ndërsa Dimarco do të mbulojë anën e majtë. Ndërkohë, Frattesi ka publikuar në Instagram një video të kyçit të këmbës së Dumfries, vetëm tre ditë para ndeshjes së shumëpritur.

Mkhitaryan mbetet ende jashtë dhe mund të rikthehet mes të grumbulluarve për transfertën në Pisa më 30 nëntor. Disa shpresa ka për rikuperimin e Darmian. Ndërsa alarmi për Zielinskin ka kaluar: mesfushori polak, i kthyer i lodhur pas dy ndeshjeve me kombëtaren, duke shënuar edhe golin vendimtar kundër Maltës, është stërvitur rregullisht në Pinetina. Ai mbetet favorit ndaj Sucic për një vend titullari, së bashku me Calhanoglun në regji dhe Barellan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbrojtje, përpara Sommerit, pritet të rreshtohen Akanji, në derbin e tij të parë milanez, së bashku me Acerbin dhe Bastonin. Në sulm, Chivu do t’i besojë sërish çiftit Lautaro Martinez- Marcus Thuram.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?