Dumfries mund të ketë fatin e Cancelos, Tottenham dhe Bayerni gati ta “rrëmbejnë”

Denzel Dumfries zbarkoi tek Interi verën e kaluar për të zëvendësuar Achraf Hakimin. Anësori i djathtë holandez u kushtoi 13.7 milionë euro kampionëve të Italisë.

26-vjeçari numëron 4 gola dhe 7 asiste në sezonin e parë si interist, duke ia dalë të fitojë një fanellë titullari në skuadrën e Simone Inzaghit. Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Bayern Munchen dhe Tottenham.

Rekordmenët e futbollit gjerman po përgatisin një ofertë për Interin, teksa edhe Antonio Conte e do Dumfries në Londër tek ekipi i tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e klubit italian janë të detyruar të shesin sërish ndonjë titullar në merkaton e verës dhe Dumfries mund të jetë një nga të sakrifikuarit. Interi kërkon 35 deri në 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?