Dumfries shpëton nga humbja Interin ndaj Monza-s, shkëlqen Asllani (VIDEO)
Interi nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Monza-s, një ndeshje që rrezikuan që ta humbisnin.
Skuadra e Inzaghit ishte dominuese në 45 minutat e para, duke krijuar shanse të shumta shënimi, por që nuk u konkretizuan. Në pjesën e dytë, vendasit mbrohen më mirë, madje realizojnë dhe golin e avantazhit me një goditje fantastike me kokë të Dany Mota.
Interi gjithsesi arriti të barazonte shifrat me Dumfries, që shfrytëzoi më së miri një pasim nga krahu i majtë. Kristjan Asllani e nisi ndeshjen si titullar, duke luajtur 74 minuta, teksa ishte një ndër më të mirët e ndeshjes nga mediat italiane.
Zikaltrit shkojnë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Juventusi, ndërkohë që në krye mbetet Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/