Duro: Harrojeni fitoren në fundjavë, ndeshjet e Kupës janë ndryshe!
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të rezervojnë një përballje shumë interesante mes Flamurtarit dhe Partizanit, e cila do të jetë një përsëritje e sfidës së fundjavës. Trajneri Shpëtim Duro kërkon që të harrohet sa më parë fitorja e fundjavës me penallti, pasi sipas tij kjo do të jetë një tjetër ndeshje.
“Është duel kupe me specifikë të veçantë, nuk ka lidhje me kampionatin. Unë e kam thënë që nuk do të kemi ndryshime të mëdha në formacion. Muarremi po rikuperohet ndërsa Nedeljkovic dhe Zuka janë në dispozicion. Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Do të bëjmë maksimumin, por këtë sezon kemi luksin që po ecim mirë.
Është një përballje e ekuilibruar ndaj një skuadre të fortë si Partizani. Kualifikimi nuk do përfundojë në Vlorë por do të vendoset në Tiranë. Këto janë duele specifike, dhe do të isha i kënaqur të mos pësonim gol që të ishte gjithçka e hapur në ndeshjen e dytë”, tha Duro për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

