Duro: I gëzuar për kualifikimin, por më shqetësojnë dëmtimet!

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro është shfaqur i lumtur pas kualifikimit për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Strategu kujtoi kualifikimin e para dy sezoneve ndaj Partizanit, ndërkohë që u ndal edhe te forma e portierit Sherri.

“Parashikohej që të ishte një ndeshje e vështirë. Ishin dy skuadrat që janë më mirë momentalisht në kampionat. Sherri? Te penalltitë ishte shumë mirë, gjatë lojës nuk kishte shumë punë. Është një portier shumë i mirë, por ka probleme psikologjike. Është një portier që ka presion. Momenti i vështirë psikologjik ndikon edhe në lojë.

Para dy vjetësh jam kualifikuar në gjysmëfinale ndaj Partizanit. Edhe këtë vit kemi një bilanc shumë të mirë dhe pozitiv. Ky është një kualifikim dhe për Laçin është pozitive që jemi në gjysmëfinale. Jam i gëzuar për kualifikimin, por më shqetësojnë dëmtimet e skuadrës. Nëabueze ishte stërvitur, por nuk luante prej kohësh. Mazrekaj nuk ishte në maksimum.

Kemi pasur një kampionat me shumë mungesa dhe këto ndikojnë në ndeshje. Finalja ishte një objektiv deri në momentin e fundit. Në fund të 90 minutave, Partizani na hapi probleme. Këto janë ndeshje që mbahet mend kualifikimi dhe jo loja.”, tha Duro

SHKARKO APP