Duro sfidon “murin” e Laçit, rivali i fundit që e ka mundur (VIDEO-LAJM)

Nga Laçi te Laçi, Shpëtim Duro ka një arsye më shumë për të kërkuar “hakmarrjen” në duelin e radhës në kampionat. Skuadra kurbinase në fakt është ekip i fundit që i ka shkaktuar humbje verilindorëve.

Ishte 10 nëntori i vitit 2019, kur Laçi do të fitonte në shtëpi me një gol të shënuar nga Nubaueze. Një disfatë që do të shërbente si një pikë kthese për Kukësin, që vijoi një ecuri shumë të mirë me 6 fitore dhe dy barazime në takimet e radhës në kampionat. Kryesuesit e kampionatit gjatë kësaj periudhe kanë shënuar 17 gola dhe kanë pësuar vetëm 5.

Në harkun e dy muajve duket se gjërat kanë ndryshuar në aspektin pozitiv për trajnerin Duro dhe ekipin e tij, teksa synimi i radhës do të jetë që të fitojnë ndaj ekipit të Cungut.

Pikërisht ky i fundit duket se është edhe kundërshtari më i madh në këtë ndeshje. Strategu i njohur e njeh mjaft mirë grupin e lojtarëve të nënkampionëve të Shqipërisë, pasi e ka drejtuar më parë.

Këtë sezon, Kukësi nuk ka arritur që të fitojë vetëm ndaj dy skuadrave, Skënderbeut dhe Laçit. Sulmi i frikshëm i Duros këtë sezon mund të thyejë murin e kurbinasve që këtë fundjavë.

SHKARKO APP