Duro shokon Atleticon në shtesë, dy gola për të barazuar shifrat në 3-3 (VIDEO)
Atletico e Madridit ka humbur dy pikë mjaft të rëndësishme në garën për titullin kampion, pasi pësoi dy gola në minutat shtesë ndaj Valencias duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 3-3.
Los Colchoneros gjetën avantazhin me anë të Luis Suarez në pjesën e parë, ndërsa në fillim të të dytës Savic shënoi një autogol të pafat dhe riktheu baraspeshën.
Skuadra e Simeones ia doli të shënojë dy gola, fillimisht me Griezmann e më pas me kroatin Vrsaljko, duke u vendosur në pozita komode në këtë ndeshje.
Valencia në minutat e fundit nuk u dorëzua, dhe ju falë talentit Hugo Dro që shënoi dy gola në kohën shtesë. Atleticon Madrid mbetet në vendin e katërt me 23 pikë, 4 më pak se Reali kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

