Dwamena humbi jetën në fushë, Halilaj: Nuk mund të regjistrohej në Federatë pa testet mjekësore, por në Shqipëri…
Jetmir Halilaj ka folur në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena pas një ataku kardiak në fushë gjatë sfidës së fundit kundër Partizanit. Për të futbollisti kishte injoruar këshillat e mjekëve më herët dhe ka gjetur terrenin për të luajtur profesionalisht, ashtu si edhe në Shqipëri.
”Futbollisti ka injoruar këshillat e mjekëve dhe ka gjetur terrenin për të luajtur profesionalisht. Shqipëria nuk ka një ligj të qartë siç e ka Italia. Italia thotë se nëse ke probleme kardiake nuk mund të luash në asnjë mënyrë. Kjo ndodhi me rastin e Eriksen, i cili sot nuk luan dot në Itali.
Federata nuk e regjistron dot një sportist nëse ai nuk ka dorëzuar testet mjekësore, unë besoj se Dwamena i ka dorëzuar. Nuk di raste që sportistët të jenë regjistruar pa dorëzuar testet mjekësore”,-tha kryeredaktori i PanoramaSport.