Dy ekipet e Bundesliga-s hidhen në sulm për Armando Brojën
E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja te Chelsea duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa interesimi nga Bundesliga për kartonin e tij po rritet ndjeshëm. Sipas raportimeve nga The Athletic, dy klube të rëndësishme gjermane, RB Leipzig dhe VfB Stuttgart, janë në ndjekje të 23-vjeçarit dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij gjatë kësaj vere.
Te RB Leipzig, Broja shihet si një zëvendësues potencial për Benjamin Sesko dhe Xavi Simons, të cilët mund të largohen gjatë merkatos. Klubi synon të forcojë repartin ofensiv me një profil të ri, fizik dhe dinamik, dhe Broja përmbush këto kërkesa.
Nga ana tjetër, Stuttgart, që sezonin e ardhshëm do të luajë në UEFA Europa League pasi fitoi Kupën e Gjermanisë, ka nevojë për thellim të sulmit. Klubi ka refuzuar një ofertë të parë nga Bayern Munich për Nick Ëoltemade dhe kërkon përforcime të menjëhershme. Broja është ndër emrat që ndodhen në krye të listës së preferencave.
Gjatë sezonit të kaluar, Broja u huazua te Everton, por u përball me probleme fizike që e kufizuan në vetëm 10 paraqitje dhe 332 minuta lojë, pa arritur të shënojë. Everton vendosi të mos aktivizojë opsionin për blerjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

