Dy ekipet e mëdha angleze kërkojnë të transferojnë Christian Eriksen
E ardhmja e Christian Eriksen vështirë se do të vijojë që të jetë të Brentford. Klubi anglez i hapi derën danezit për t’u rikthyer në fushat e blerta, teksa Eriksen ka treguar talentin e tij dhe në sfidat me kombëtaren.
Fantazisti danez së fundmi ka përfunduar në listën e dëshirave të dy skuadrave të mëdha të Premier League, Tottenhamit të Antonio Contes, i cili e ka pasur më parë tek Interi. Manchester United ndërkohë është klubi tjetër që ka shfaqur dëshirën për ta patur, me Ten Haag, që i di më së miri vlerat e tij.
Eriksen ishte nën vazhdim në duelin mes Austrisë dhe Danimarkës mbrëmjen e djeshme. Premier League duket se do të vijojë të jetë e ardhmja e tij, por ende nuk dihet qyteti, në Londër apo Manchester. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

