Dy klub e turke dhe Lazio hidhen në sulm për transferimin e Ismajlit

Pas një sezoni fantastik me Empolin, Ardian Ismajli ishte në qendër të vëmendjes në janar, duke tërhequr interesin e disa prej skuadrave më të mëdha në Serie A, përfshirë Juventusin dhe Napolin. Qendërmbrojtësi shqiptar konsiderohej një “okazion” në merkato, por një dëmtim i rëndë në kulmin e formës e detyroi të qëndrojë jashtë fushave dhe, rrjedhimisht, edhe larg merkatos.

Me përfundimin e sezonit dhe rënien e Empolit në Serie B, Ismajli vendosi të mos rinovojë kontratën, duke u bërë zyrtarisht lojtar i lirë. Një situatë që ka rindezur interesin për të, këtë herë jo vetëm në Itali.

Sipas burimeve pranë lojtarit, dy klube të njohura turke – Beşiktaş dhe Trabzonspor – kanë shfaqur interes konkret dhe kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e tij. Megjithatë, Ismajli po i mban këto opsione në pritje, pasi në horizont është shfaqur një alternativë shumë joshëse: Lazio.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra kryeqytetase është në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë dhe trajneri Maurizio Sarri e ka përfshirë Ismajlin në listën e objektivave. Transferimi i tij do të ishte pa kosto kartoni, çka përbën një avantazh të madh në kushtet aktuale të merkatos. Për më tepër, profili i Ismajlit përputhet me kërkesat taktike të Lazios.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?