Dy lojtarë të Kosovës në formacionin më të mirë të javës së dytë në Nations League

Nations League ka mbyllur mbrëmjen e djeshme ndeshjet e dyta. Tashmë “Soffascore” ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të këtij raundit.

Dy lojtarë shqiptarë janë pjesë e 11-shes më të mirë.  Bëhet fjalë për Lumbardh Devollan dhe për Donat Rrudhani. I pari nga “Soffascore” është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa i dyti me 9.2.

Kosova arriti të fitojë ndaj Qipros në transfertë me shifrat 4-0, ndërsa Shqipëria u mposht nga Gjeorgjia me rezultatin 0-1.

SHKARKO APP