Dy lojtarë të PSG infektohen me koronavirus pak orë para ndeshjes

PSG do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e fundit të vitit 2021. Ekipi kryesues në Ligue 1, do të sfidojë Lorient në transfertë, teksa gjendja në skuadër nuk është e mirë.

Dy lojtarë të PSG-së kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Thilo Kehrer dhe Junior Dina-Ebimbe, nuk kanë udhëtuar me ekipin dhe kanë nisur menjëherë karantinën.

Mungesat e mbrojtësit gjerman dhe 21-vjeçarit francez i shtohen Leandro Paredes, i cili është izoluar një ditë më parë, por edhe të pezulluarve Kylian Mbappe e Marco Verratti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?