Dy lojtarët e Interit simuluan në dy kartonët e Kalulu, mbrojtësi publikon pamjet (VIDEO)
Mbrojtësi i Juventus, Pierre Kalulu, ka reaguar në rrjetet sociale pas episodit të diskutueshëm në derbin e Italisë ndaj Inter. Futbollisti francez, i cili u përjashtua nga loja, ka publikuar në “Instagram Stories” një video rreth 40 sekonda me dy kartonët e verdhë që mori nga arbitri Federico La Penna.
Në pamje shfaqen fillimisht kontakti në mesfushë me Nicolò Barella dhe më pas episodi me Alessandro Bastoni. Të dy vendimet duken të ashpra, gjë që Kalulu e ka nënvizuar duke shoqëruar videon me një emoji dyshues.
Materiali ishte publikuar fillimisht nga faqja Malonmort Game, ku krijuesi i përmbajtjes, Alfonso, kishte komentuar: “Si tifoz i Interit, kështu më vjen turp të fitoj. Pa simulim.”
KOHA JONË SONDAZH

