Dy minuta spektakolare në shtesë, Atletico fiton me përmbysje ndaj Valencias (VIDEO)
Atletico Madridit ka arritur që të marrë një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Valencias në një ndeshje të çmendur në “Wanda Metropolitano”.
Miqtë zhbllokojnë të parët sfidën me Musah dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, pasi Duro shënon edhe golin e dytë.
Atletico mundohet të reagojë dhe shkurton diferencën me Cunha. Correa barazoi në minutën e 91-të, ndërsa dy minuta më pas Hermoso shënon golin e përmbysjes së madhe.
Me këtë fitore Atletico Madrid ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, 3 më shumë se Sociedadi.
KOHA JONË SONDAZH

