Dy penallti qesharake në futbollin gjerman që kanë bërë xhiron e botës (VIDEO)

Dy episode të rralla vijnë nga Bundesliga e dytë gjermane, në ndeshjen e përfunduar 2-2 mes Magdenburg dhe Gretheur Furth, të mbajtur në “Avnet-Arena”.

Portieri i miqve, Noll i jep topin mbrojtësit për të nisur lojën, por prekja me dorë e Jong konsiderohet 11-metërsh nga gjyqtari i takimit, i cili nuk heziton të drejtojë gishtin nga pika e bardhë.

Një tjetër rast i takon minutës së 40-të. Lojtari i Greuther Furth pengohet jashtë zone, me arbitrin Dankert që lejon vazhdimin e lojës, por diçka e tillë nuk është kuptuar nga futbollisti vendas që prek topin me dorë brenda zonës. Këto dy episode shkaktuan diskutime të mëdha në opinionin sportiv në Gjermani.

WHAAAT?! THE CRAZIEST PENALTIES IN BUNDESLIGA HISTORY? 🤯

SHKARKO APP