Dy raste të reja me koronavirus në skuadrën e Moenchengladbach
Gjermania vijon të bëjë testime në mase të futbollistëve në dy nivelet më të lata, para se të merret vendimi përfundimtar për rinisjen e garave, që u ndërprenë në muajin mars për shkak të COVID-19.
Këtë të martë janë zbuluar edhe tre raste të reja me Koronavirus. Bëhet fjalë për një anëtar të stafit të Aue Erzgebirge, që militon në Bundesligën 2 dhe dy pjesëtarë të Borussia Moenchengladbach, (pjesë e elitës) një futbollist dhe një anëtar i stafit, tashmë të vendosur në karantinë.
Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet të tjera teste dhe në rast se nuk do të dalin raste të reja me COVID-19, skuadra e Bundesligës do t’i kthehet stërvitjes normale.