Dy skuadra të mëdha bëjnë ofertë për Cristiano Ronaldon

Dy skuadra të mëdha janë duket përgatitur ofertë konkrete për të rrëmbyer Cristiano Ronaldon. “Don Balon” raporton se Paris Saint-Germain dhe Los Angeles Galaxy kanë provuar të vihen në kontakt me Jorge Mendes për të folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të bardhezinjve.

Një propozim nga Parisi, në rast të një largimi të Neymar ose Mbappe, por edhe sirenat e MLS-së, kur LA Galaxy, pavarësisht blerjes së Chicharrito Hernandez, kërkojnë një figurë të ngjashme me Zlatan Ibrahimovic.

Përgjigja e Cristiano Ronaldo-s duket ka qenë një “jo, faleminderit” nga ana e portugezit. Klubi torinez duhet të mendojë për një kontratë të re nëse dëshiron të evitojë çdo lëvizje të mundshme të ekipeve të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?