Dybala i kërkon 20 milionë euro në sezon Juves, largimi edhe më pranë
Marrëveshja është arritur që vitin e kaluar për rinovimin e kontratës, por Dybala ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Juventusin. Pas një sezoni shumë të mirë, futbollisti argjentinas ka rritur edhe pretendimet në lidhje me pagën.
E ardhmja e tij mund të jetë edhe larg nga Torino, duke marrë në konsideratë faktin se tashmë ai kërkon plotë 20 milionë euro në sezon. Një shifër e papërballueshme nga bardhezinjtë që janë gati për ta nxjerrë në merkato, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2022.
I vetmi klub që është i interesuar për momentin për Dybala-n, është Reali, që kërkon të përfshijë në tratativa edhe kartonin e Iscos. Juventus e vlerëson sulmuesin 90 milionë euro, ndërkohë që Reali spanjolli 60. Në këtë mënyrë mund të mbyllet marrëveshje edhe me 30 milionë euro cash. Argjentinasi rrezikon të kthehet në çështje te Juventusi, teksa dilemat janë të shumta. /R.Lika-Koha Jone/