Dybala i Romës në operacion urgjent, mungon një muaj. Totti shfaqet në klinikë

Paulo Dybala i Romës ka marrë vendimin për t’iu nënshtruar një operacioni në gju, pas ndalesave të përsëritura dhe dhimbjeve të vazhdueshme. Ky vendim vjen pasi stafi mjekësor e kishte sugjeruar ndërhyrjen një muaj e gjysmë më parë. Pas ekografive dhe rezonancave të shumta, tre prej të cilave vetëm në ditët e fundit, dhe një konsultimi të fundit, u vendos të ndërhyhet për të kuptuar shkakun e dhimbjes së lojtarit gjatë ndryshimeve të drejtimit. Operacioni pritet të kryhet brenda pak orësh.

Vetëm dje, Dybala ndjeu sërish dhimbje në gju gjatë stërvitjes së tij të parë në grup këtë javë, e cila duhej ta çonte atë në formacionin startues për ndeshjen e së dielës kundër Genoas. Megjithatë, argjentinasi u detyrua të dorëzohej, pasi dhimbja ishte shfaqur për herë të parë në fund të janarit. Raportohet se dhimbja e kishte bërë Dybalën të qante në fushë. Shpresa e Romës është që problemi të zgjidhet shpejt dhe Paulo të mund të kthehet të paktën për fundin e sezonit.

Një ndalesë e parashikuar prej rreth një muaji, ndoshta pak më pak, me objektivin për t’u kthyer pas pushimit të fundit të marsit. Megjithatë, kjo ndalesë e radhës, e cila ka ndodhur gjithmonë në fazat kyçe të sezonit gjatë tre viteve të fundit, ka të ngjarë të jetë “guri i varrit” mbi negociatat për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentinasi mbërriti në mëngjes herët në klinikën Villa Stuart, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale artroskopike, e cila pritet të zgjasë rreth një orë. Një detaj interesant ishte mbërritja e Francesco Tottit në të njëjtën klinikë, vetëm pak minuta pas hyrjes së “La Joya”. I pyetur për një rikthim të mundshëm, ish-numri dhjetë, i cili nuk sqaroi arsyen e pranisë së tij, u përgjigj: “Jo, nuk mendoj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?