Dybala i shkruan UEFA-s: Më akordoni dopietën që të festoj!
Paulo Dybala rigjeti golin dhe buzëqeshjen në mbrëmjen e djeshme në Bidapest. Kundër Ferencvaros, argjentinasi u zhbllokua pas një periudhë të vështirë duke shënuar golin e tretë dhe të katërt për ekipin e tij, por në fakt i katërti u akordua si autogol i Dvali.
UEFA e përgëzoi dhe evidentoi faktin se ai është futbollisti i vetëm që ka shënuar në 6 edicionet e fundit radhazi në Champions League te Juventusi. Dybala ndërkohë shkroi në profilin e tij në Twitter: “Për të festuar, a mund të më jepni dopietën?”. Një sinjal i qartë se është rikthyer humori edhe te futbollisti argjentinas.
👏🏼 and to celebrate, can I have a brace today? 😉 https://t.co/zdd1WAG1kW
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) November 4, 2020