Dybala kërkon transferimin në Milano, por jo tek Interi
Paulo Dybala mund të luajë në Milano sezonin e ardhshëm, por jo tek Interi. Milani së fundmi është shtuar në listën e skadrave që mund të marrin argjentinasin me parametra zero.
Corriere dello Sport raporton në fakt se Joya do të preferonte të shkonte në Milanello më shumë se të transferohej te Inter ku do të gjente sërish Marottën. Dybala sigurisht që do t’i shkonte për shtat skuadrës së Piolit, por ka një pengesë thuajse të pakapërcyeshme: pagesën.
Të paktën dyfishi në krahasim me atë që Maldini ka vendosur si kufi pagash, pra maksimumi 4.5 milionë euro në vit. Një përjashtim mund të bëhet si me Ibrahimovic (7 milionë në sezon), por mund të dëmtojë ekuilibrin në dhomat e zhveshjes.
Dybala përmes menaxherëve të tij e ka bërë të qartë se është i gatshëm të flasë për këtë lëvizje dhe tani topi është në duart e Maldinit, Massaras dhe Gazidis. Numri 10 i Juventusit, në fakt do të ishte një përforcim i madh për sulmin e Piolit, ndoshta dhurata e duhur për kualifikimin në Champions League.
Nëse dështon kalimi në Milano, atëherë pista më e mundshme do të ishte ajo e Atletico Madrid. Puna me një trajner të madh si Simeone do ta ndihmonte Dybala-n, që të rigjente formën e tij më të mirë dhe pse jo të fitonte dhe trofe.
KOHA JONË SONDAZH

