Dybala: Kur më telefonoi Juventusi mendova se ishte shaka, ja dy ëndrrat e mëdha!

Paulo Dybala është rrëfyer dhe shprehur ëndrrat e tij me Juventusin në mikrofonat e “Junior Reporter”. Sulmuesi argjentinas ka rrëfyer se si nisa aventura me bardhezinjtë dhe dy ëndrrat e mëdha.

“Të vija tek Juventusi ishte një emocion unik, të vishje këtë fanellë, të bëje konferencën e parë për shtyp, dhe t’u prezantoja si lojtari më i ri i Juventusit ishte një nga momentet më të bukura, përtej fushës së blertë.

Kur më thanë se më ka telefonuar Juventusi, kujtova se mos ishte një shaka, pasi në atë moment ishin shumë klube të tjera pas meje, por i thashë agjentit tim që dua vetëm Juventusin.

Synimet shpresojë të jenë të gjata. E radhës do të jetë trofeu i Superkupës së Italisë në janar ndaj Napolit. Ëndrra që dua të realizoj si lojtar? Të fitoj Champions-in me Juventusin dhe të fitoj Botërorin me Argjentinën.”, përfundon Paulo Dybala.

SHKARKO APP