Dybala mund të nisë efektin domino në merkato, prej tij varet dhe Ronaldo …
Paulo Dybala mund të zhbllokojë merkaton e dy emrave të tjerë të mëdhenj gjatë kësaj vere. Pas mbarimit të kontratës me Juventusin, sulmuesi argjentinas ende nuk ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm.
Garës për shërbimet e sulmuesit i është shtuar së fundmi edhe Manchester United. Me Interin dhe Milanin që nuk arritën të gjenin akordin me Dybala, “Djajtë e Kuq” synojnë të mposhtin konkurrencën, duke nisur kontaktet intensive me përfaqësuesit e lojtarit. Në orët në vijim, menaxheri i 28-vjeçarit do të takohet në Londër, me drejtuesit e britanikëve.
Nëse palët do të arrijnë marrëveshjen, atëherë United do të gjejnë pasardhësin e Cristiano Ronaldo. Ylli portugez kërkon të largohet nga Old Trafford dhe destinacioni i tij i mundshëm duket Bayern Munchen. CR7 mund të zëvendësojë Robert Lewandowski-n, që nga ana e tij kërkon të transferohet në Spanjë, te Barcelona.
Efekti domino i emrave të mëdhenj të sulmit, lidhet në mënyrë të pashmangshme dhe që mund të nisë nga Dybala.
KOHA JONË SONDAZH

