Dybala mungon ndaj Fiorentinës, Allegri e lë pushim

Paulo Dybala u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Juventusit mbrëmjen e të hënës, në ndeshjen ndaj Lazios, që ishte e fundit për bardhezinjtë në shtëpi për këtë sezon.

Kjo ishte ndeshja e fundit për sulmuesin argjentinas me fanellën e Juves, edhe pse në fakt skuadra torineze do të luajë në fundjavë në transfertë ndaj Fiorentinës.

Sipas mediave pranë klubit bardhezi, ka qenë një vendim i marrë nga Allegri dhe drejtuesit e Juves, që më pas është pranuar edhe nga Dybala, i cili është në dilemë për të ardhmen. Inter dhe Roma kanë bërë hapa përpara në Serinë A, por nuk mungojnë as oferta nga kampionate si ai anglez e spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?