Dybala tek Interi? Reagon agjenti i tij: Nuk ka asnjë marrëveshje!
Mediat italiane nxituan sot për të bërë publik lajmin për një akord të mundshëm mes Paulo Dybala-s dhe Interit. Agjenti i tij, Jorge Antun përmes një njoftimi ka shuar të gjitha zërat e fundit të merkatos.
“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht në fundin e sezonit, te kampionati dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me asnjë skuadër në Itali apo jashtë saj në këto momente”, thotë agjenti.
Mesa duket argjentinasi për momentin ka vendosur që ta mbajë sekret të ardhmen e tij, e cila mundësi do të jetë me fanellën zikaltër.
KOHA JONË SONDAZH

