Dybala zhbllokon merkaton e Juventusit, Zaniolo dhe më afër “Zonjës”
Paulo Dybala mund të ketë shërbyer për të zhbllokuar merkaton e Juventusit, sa i përket objektivit për të rrëmbyer Zaniolon.
Bardhezinjtë tashmë duket se e kanë rrugë të lirë për të sjellë në Torino, Nicolo Zaniolon. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, tashmë Roma është e gatshme të heqë dorë nga talenti italian pasi ka siguruar zëvendësuesin e tij.
Megjithatë, Juventusi është ende në pritje që Roma të bëjë një ulje për kartonin e italianit. Roma kërkon rreth 45 milionë euro për të, ndërkohë që bardhezinjtë kanë ofruar 10 milionë euro për huazimin dhe më pas do të paguajnë 30 milionë euro për blerjen përfundimtare.
KOHA JONË SONDAZH

