Dyert e stadiumeve të Seria A të kyçura për tifozët edhe në shtator

Komiteti Shkencor në Itali nuk e ka ndezur ende dritën jeshile për praninë e tifozëve në stadium në stadiumet e Seria A. Në protokollin e publikuar sot dhe që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, ky komitet sanksionon zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e spektatorëve të paktën deri më 30 shtator.

Në arsyetim, Komiteti Shkencor shprehet se për momentin duhet të mbahet nën kontroll situata, duke qenë se po rihapen shkollat e universitetet, ndërsa nga muaji i ardhshëm do të diskutohet sërish për rihapjen e stadiumeve për tifozët.

Juventus mori miratimin e Bashkisë së Piemontes për praninë e një numri të kufizuar, por qeveria italiane ende nuk e ka pranuar një gjë të tillë me frikën e përhapjes së rasteve me Covid-19.

SHKARKO APP