Dyshe shqiptare në Rusi, Marvin Çuni mund t’i bashkohet Dakut
Marvin Çuni mund të përfundojë në Rusi te Rubin Kazan. Me merkaton në Rusi që është e hapur deri në 12 shtator, skuadra e njohur e ka seriozisht në garën për sulmuesin kuqezi, teksa sheh te ai, një futbollist me mjaft potencial.
23-vjeçari luan te Frosinone, teksa në edicionin që kaloi u aktivizua në 22 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Më herët, ai ka kontribuar për Bayern U19 dhe Paderborn.
Kalimi te Rubin Kazan do të ishte një mundësi e mirë për të, për të treguar veten, në një kampionat mjaft të fortë si ai rus. Kujtojmë që në këtë skuadër aktivizohet edhe Mirlind Daku, teksa do të formonte një dyshe shqiptare.