Dyshimet për Elbasani-Skënderbeu, Mirel Josa: S’më interesojnë aludimet, por Partizani

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa thotë para ndeshjes me Partizanit, se e pret i qetë super-sfidën e javës së 21-të dhe u bën thirrje lojtarëve të tij, të ruajnë gjithashtu qetësinë, pavarësisht se përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë. – “Përballë Partizanit do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk dua të flas për këtë  ndeshje, pasi dua që ekipi dhe futbollistët të jenë sa më të qetë.” Kjo ndeshje do të luhet të hënë ora 18.00, në “Niko Dovana” të Durrësit. Në mungesë të një stadiumi në kryeqytet, pasi “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi” janë në rikonstruksion, të kuqtë janë të detyruar të presin kampionët në fuqi, në një fushë asnjanëse. Në Durrës, për të përkrahur ekipet e tyre, dy tifozeritë janë duke u organizuar, ndërkohë klubet do të vënë në dispozicion të tyre autobusë falas. Para këtij takimi, trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, flet edhe mbi  hetimet që kanë nisur për ndeshjen e parë të këtij viti ndaj Elbasanit, që skuadra e tij e fitoi 4-1, në transfertë. Këto hetime janë nisur nga Komisioni i Etikës në FSHF, që dyshon se kjo ndeshje, sikurse Teuta-Flamurtari, Laçi-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi, janë të trukuara. – “ Për sa i përket ndeshjes ndaj Elbasanit , hetimi i etikës është një vendim i çuditshëm,” – thekson Mirel Josa. – “Ne kemi dominuar atë  ndeshje që në fillim dhe nuk e konceptoj dot se si mund të quhet e trukuar. Nëse vazhdon të ketë harmoni, siç edhe ka pasur deri tani midis 4 elementeve , President-Staf-Futbolliste dhe tifozë, atëherë nuk më intereson shume se çfarë aludohet lart e poshtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?