Dyshohet se janë me koronavirus, izolohet 8 futbollistë të West Ham

8 futbollistë të skuadrës së West Ham aktualisht janë në izolim për shkak se kanë shfaqur simptomat e koonavirusit. Lajmi është dhënë në mediat britanike nga zëvendës-presidenti i klubit, Karren Brady.

“Më lehtëson fakti t’u them se kanë simptoma të lehta së bashku me familje e tyre. Janë të gjithë mirë. Skuadra po vijon përgatitjet nga shtëpia në pritje të rifillimi të stërvitjeve, që janë parashikuar në datën 13 prill”, ka thënë ai për “The Sun”.

Anglia është një nga shtetet më të prekura nga pandemia, teksa kanë rezultuar pozitiv edhe disa nga zyrtarët më të lart të shtetit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP