Dyshohet se një futbollist ka thyer këmbën, ndërpritet miqësorja Kastrioti-Vllaznia

Një dëmtim i rëndë i futbollistit të Kastriotit Luis Gjini, ka sjellë ndërprerjen e miqësores mes skuadrës krutane dhe Vllaznisë, që po udhëhiqej nga shkodranët me rezultatin 0-1 falë golit të realizuar nga braziliani Da Silva në minutën e 43-të.

Ndërkohë në minutën e 60-të, pas një përplasje në mesfushë, mbrojtësi 20-vjeçar Gjini, pësoi një dëmtim horror, teksa dyshohet se ka thyer këmbën, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes, shkruan Panorama.

Talenti i ardhur në merkaton e verës nga skuadra e Ilirisë, është dërguar në spital, për kontrolle më të hollësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?