Dzeko shërohet nga Covid-19, do të jetë gati ndaj Lazios në fundjavë

Edin Dzeko ka mposhtur covidin dhe të dielën do të jetë në dispozicion të teknikut Inzaghi për super duelin kundër Lazios.

Ditën e sotme tamponi i parë ka rezultuar negativ dhe në pritje të tamponit të dytë sulmuesi boshnjak është stërvitur në Appiano Gentile, por jo me pjesën tjetër të skuadrës.

Nesër do të fillojë stërvitjen me shokët dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në kampionat kundër bardhekaltërve. Lajmi i mirë është se ai do të jetë gati edhe për finalen e Superkupës që do të luhet mesjavën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?