E ardhmja e garantuar, 5 talentet që po bëjnë namin këtë sezon në Superiore

Niveli i Kategorisë Superiore gjatë këtij sezoni padyshim se është më i lartë se në sezonet paraardhëse, dhe kjo për shkak të disa talenteve që kaun arritur që të tregojnë vlerat e tyre me paraqitjet e bëra. Luftëtari, Kukësi dhe Partizani janë tre skuadrat që kanë punuar më mirë në këtë aspekt, ndërkohë që edhe Laçi ka vijuar punën e mirë të bërë në hapësirat që kanë dhënë për futbollistët e rij. “Koha Jonë” më poshtë ju sjellë 5 talentet më të spikatur, jo vetëm për golat e shënuar, por dhe për lojën dhe rëndësinë që kanë në ekipet respektive.

Sindrit Guri- Kukësi bëri një mini revolton në merkato në fillim të sezonit, duke larguar golashënuesin më të mirë Pero Pejiç. Në javët e para të gjithë ju kundërvunë trajnerit Milinkoviç dhe presidentit Gjici për këtë zgjidhje, por harruan që te verilindorët është një sulmues me emrin Sindrit Guri, i cili është i aftë që të shënojë nga çdo pozicion dhe në çdo mënyrë. Bomberi i lindur në Shkodër ka gjetur një ritëm të frikshëm veçanërisht pas ardhjes së trajnerit Pakult. Në 10 ndeshjet e fundit të kampionëve në fuqi, 24-vjeçari e ka gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste. Në total ai ka shënuar 11 gola në Kategorinë Superiore, duke qenë vetëm një larg Bakajt, i cili tashmë është larguar.

Kristal Abazaj- Mund të cilësohet pa frikë si futbollisti më i spikatur gjatë këtij sezoni. Bomberi i Luftëtarit po bën paraqitje të shkëlqyera javë pas jave, teksa këtë gjë e konfirmon edhe fakti që Skënderbeu ka blerë kartonin e tij për në verë për një shifër që shkon në 200 milionë euro. Edhe në sfidën e fundit të luajtur në Gjirokastër, Abazaj ishte vendimtar teksa shënoi një nga dy golat e ekipit të Likës duke i dhënë 3 pikë që tashmë e mbajnë në luftë për një vend në zonën evropiane. 21-vjeçari ka realizuar 8 gola në 24 ndeshje që është aktivizuar, praktikisht një gol në 260 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dejvi Bregu- Sulmuesi i Luftëtarit është padyshim një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni. Bregu për momentin nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk ka gjetur rrugën e rrjetës që nga 17 dhjetori, por kjo nuk e shumon aspak paraqitjet e tij shumë të mirë dhe kontributin që ka dhënë për ekipin gjirokastrite. 22-vjeçari ka vendosur firmën e tij 5 herë në listën e shënuesve në 23 ndeshje në total, ndërkohë që është cilësuar si një ndër futbollistët me më shumë të ardhme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Myrto Uzuni- Njeriu i ndeshjes Lushnja-Laçi mund të quhet padyshim ai, pasi bëri diferencën në fushën e lojës. Shënoi dy gola që përmbysën avantazhin e lushnjarëve. Goditi dy herë shtyllën. Mjaft efektiv në aksionet e kurbinasve. Uzuni gjatë këtij sezoni ka shënuar 7 gola në 24 ndeshje në të cila është aktivizuar. Kartoni i tij zotërohet nga Skënderbeu dhe me siguri që do të ketë një të ardhme të ndritur përpara.

Jasir Asani- Futbollisti erdhi në fillim të sezonit nga Maqedonia dhe ka arritur që të jetë një ndër elementet më të spikatur në një sezon me shumë ulje dhe ngritje të ekipit të Partizanit në këtë sezon. Asani vuajti fillimisht mungesën e hapësirave, por me kalimin e javëve, trajneri Starova dhe më pas edhe Dalipi i kuptuan vlerat e tij dhe rëndësinë që ka ai në fushën e lojës. Shumë i shpejt dhe i zhdërvjellët në veprimet sulmuese, është elementi më i pa parashikueshëm te të kuqtë. 22-vjeçari ka shënuar dy gola në fitore 2-1 ndaj Kamzës, ndërkohë që ka realizuar edh në Kupë në fitoren me të njëjtën rezultat ndaj Flamurtarit. /Koha Jonë/

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?