E ardhmja e Xabi Alonso vendoset në 3 ndeshjet në vijim
E ardhmja e Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit po lëkundet ndjeshëm, raportojnë mediat spanjolle. Humbja në “Bernabéu” ndaj Manchester Cityt në Champions League ka thelluar krizën, e cila kishte nisur disa ditë më parë me disfatën e papritur në kampionat kundër Celta Vigos.
Madrilenët kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në La Liga, duke humbur plot 9 pikë ndaj Barcelonës, që nga -5 është ngjitur në +4. Sipas të përditshmes “AS”, ndër kritikat kryesore drejtuar trajnerit bask është gjendja fizike e skuadrës, shumë larg nivelit të kërkuar.
Real Madridi ka edhe tre ndeshje për të mbyllur vitin 2025: transfertën ndaj Alavésit, duelin e Kupës së Mbretit kundër Talaverës dhe më pas sfidën e kampionatit në shtëpi ndaj Sevillas. Pikërisht këto tre përballje pritet të vendosin fatin e Xabi Alonsos.
Tek madrilenët po ndihet presioni, ndërsa trajneri kërkon të shmangë një krizë të plotë dhe të ruajë vendin e tij në pankinë në një moment vendimtar të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

