E BUJSHME/ Atletico kërkon përsëritjen e shortit të Championsit, shikoni gafën e UEFA-s (VIDEO)
Villareali në shortin e Champions League është shortuar me Manchester City-in, por fillimisht për të doli gogla e Manchester United. Një gabim nga organizatorët, pasi Djajtë e Kuq nuk mund të ishin rivalët e tyre.
Ky nuk ishte gabimi i vetëm në shortin e sotëm. Skuadra e Atletico Madrid është penalizuar më vonë. I ngarkuari për tërheqjen e goglave, pas rënies së Atletico Madridit mori goglën e Manchester United, por jo të Liverpoolit, që gjithashtu duhet të ishte një rival i mundshëm.
Në fund Los Colchoneros janë shortuar me Bayernin, por e cilësojnë procedurën si të parregullt dhe kërkojnë zyrtarisht përsëritjen e shortit. Mbetet të shihet si do të jetë reagimi i UEFA-s, nëse shorti do të përsëritet sërish. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

