E BUJSHME/ Babai i Messit konfirmon se “Pleshti” mund të qëndrojë te Barcelona
Lionel Messi po shqyrton mundësinë për të qëndruar edhe për një tjetër sezon me Barcelonën. Jorge, babai i 33-vjeçarit, i cili është edhe agjenti i tij, ka qenë i pranishëm në Barcelonë për të folur me presidentin Bartomeu.
Ai është pyetur nga mediat për mundësinë që argjentinasi të mbetet sërish në “Cam Nou”, duke u shprehur vetëm me një “po”. Ndërkohë që kur ju kërkua se si shkoi takimi me Bartomeun, përgjigja e tij ishte: “Shumë mirë”.
Takimi zgjati rreth 90 minuta, ndërkohë që palët duket se ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Messi kërkon largimin, por Barcelona dhe La Liga nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë pa u paguar klauzola prej 700 milionë eurosh. “La Pulce” shpresonte që të largohej në saj të klauzolës që kishte në kontratë, por një gjë e tillë nuk pranohet nga klubi katalanas. /Koha Jone/