E BUJSHME/ Bayerni dhe Dortmundi kërkojnë Armando Brojën

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat e fundit të mëdha që i bashkohen garës për të siguruar shërbimet e Armando Brojës. Super sulmuesi i Kombëtares sonë po zhvillon një sezon fantastik te Southampton duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

20-vjeçari shënoi golin e fundit në fitoren 3-2 ndaj Tottenham, i cili ishte i 6-ti në kampionat dhe i 9-ti në të gjitha kompeticionet. Trajneri Ralph Hasenhuttl kërkon që ta mbajë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, por vendimi nuk është në dorën e tij.

Bayerni dhe Dortmundi kanë gati propozime konkrete sipas “The Sun” për Brojën, pasi e shohin si zëvendësues ideal për Lewandowskin dhe Haaland. I pari tashmë ka një moshë të caktuar, ndërkohë që i dyti pritet të nisë një aventurë të re. Gjithsesi nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë pasi vendimi është në dorën e Chelsea-t, që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare verën e kaluar me Brojën. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP