E BUJSHME/ Bayerni luajti me 12 futbollistë për 30 sekonda, rrezikon humbjen në tavolinë
Një gabim trashanik mund t’i kushtojë shumë Bayernit, që mori një fitore 4-1 në transfertën ndaj Freiburgut. Bavarezët në fakt luajtën me 12 futbolliste për rreth 30 sekonda, siç mund të shihet qartë në foton e artikullit!
Thelbi tani është interpretimi i rregullores për të kuptuar se kujt t’i atribuohet gabimi: nëse, siç thotë shtypi gjerman, do të konfigurohej një sjellje e pakujdesshme e pankinës së Bayernit, humbja në tavolinë do të ishte e sigurt për skuadrën e Nagelsmann.
Nga ana tjetër, nëse do të jetënjë gabim teknik i gjyqtarit Dingert, ndeshja duhet të përsëritet nga fillimi, sikur të mos ishte luajtur kurrë. Rregullorja e Bundesligës, në nenin 17, paragrafi 4, thotë:
“Nëse një lojtar luan një lojë ose një pjesë të saj pa u kualifikuar, skuadra që përdori atletin duhet të sanksionohet me 2-0 në tavolinë, përveç nëse Ndeshja përfundon përpara se gjyqtari të kuptojë papërshtatshmërinë e lojtarit”.
KOHA JONË SONDAZH

