E BUJSHME/ Benzema drejt rikuperimit, mund ta shohim në Kupën e Botës me Francën

Franca e ka nisur Kupën e Botës në mënyrë fantastike duke respektuar statusin si Kampione e Botës në fuqi. “Gjelat” fituan dy ndeshjet e para të Grupit D ndaj Australisë dhe Danimarkës dhe tashmë janë kualifikuar për në turin tjetër, pavarësisht se kanë dhe një ndeshje ndaj Tunizisë.

Kylian Mbappe, Olivier Giroud me Antoine Griezmann, po bëjnë mjaft mirë në fazën sulmuese. Por, në ditët e ardhshme mund të vijnë sërish lajme pozitive për trajnerin Didier Deschamps pasi duket se Karim Benzema është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe më datë 1 dhjetor do të nisë stërvitjen me Realin Madridin.

Nëse sulmuesi ndjehet mirë fizikisht, atëherë pritet të rikthehet pranë grupit të kombëtares pasi trajneri Deschamps nuk e ka larguar emrin e tij nga lista e 26 lojtarëve të grumbulluar.

Nëse diçka e tillë realizohet, atëherë Franca do të kishte fituesin  Topit të Artë pë ndeshjet më vendimtare, ndoshta në gjysmëfinale, apo në finale nëse do të shkojnë.

SHKARKO APP