E BUJSHME/ Benzema tërhiqet përfundimisht nga Kombëtarja e Francës

Karim Benzema i jep fund karrierës me përfaqësuesen e Francës. Me një të një postimi të shkurtër në Twitter, në ditëlindje e tij të 35-të (ka lindur më 19 dhjetor 1987), pa u mbushur 24 orë nga finalja e Kupës së Botës “Katar 2022”, sulmuesi i Realit të Madridit ka mbyllur karrierën me “Gjelat.

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe e jona po mbaron”, shkruan Benzema.

Ai është aktivizuar në 97 ndeshje me “Gjelat” dhe ka shënuar 37 gola. Suksesi i vetëm i tij me Kombëtaren u shënua në Nation League 2020-2021.

SHKARKO APP