E BUJSHME/ Broja firmos kontratën e parë profesionale me Chelsea-n

Shqipëria e ka sulmin e garantuar, teksa nuk mungojnë lajmet pozitive në këtë repart për Rejën. Pas Rey Manajt dhe Giacomo Vrionit, lajmi i madh vjen tashmë nga Anglia, teksa Armando Broja ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Chelsea-t. Sulmuesi i talentuar ka qenë deri më tani pjesë e moshave të skuadrës së Bluve të Londrës duke shkëlqyer në shumë ndeshje.

18-vjeçari është vlerësuar shumë nga trajneri Lampard, pasi ka shkëlqyer në grupmoshën deri në 19 vjeç. Strategu anglez e ka përfshirë në shumë seanca stërvitore me skuadrën e parë, ndërkohë që tashmë drejtuesit kanë vendosur që t’i japin mundësinë për të nënshkruar kontratën e parë në mënyrë që të mos ta humbasin nga ndonjë ofertë e papritur në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i lumtur për kontratën profesionale me Chelsea-n. Falënderoj prindërit e mi që më kanë mbështetur gjithmonë sepse pa ta nuk mund të isha këtu”, ka shkruar bomberin ë rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja me siguri që është një nga talentet që shihet me syrin më pozitiv nga trajneri Lampard, teksa nuk përjashtohet mundësia që ta thërrasë edhe në skuadrën e parë. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me talentet e rinj deri më tani.

18-vjeçari i lindur në Slough të Anglisë, por me prindër me origjinë shqiptare ka një “uri” të paparë për golin. Këtë sezon ka shënuar 16 n 28 ndeshje, një shifër e frikshme për një lojtarë të moshës së tij. Ai është edhe pjesë e grupmoshës U-21 me kombëtaren tonë, duke shënuar 3 gola në 2 ndeshje, ndërkohë që më parë ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje me grupmoshën deri në 19 vjeç. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?