E BUJSHME/ Chelsea tremb Juven, bën gati 120 mln euro për Ronaldon

Chelsea po mendon të bëjë një goditje spektakolare në merkaton e kësaj vere. Blutë e Londrës kanë bërë goditje të mëdha ende pa u hapur merkato e verës. Deri më tani Lampard ka arritur që të transferojë Hakim Ziyech për 40 milionë euro, ndërkohë që në ditët e fundit është folur shumë edhe për një marrëveshje me Timo Werner.

Ëndrra e madhe e skuadrës londineze është që këtë verë të transferojnë Cristiano Ronaldon nga skuadra e Juventusit. Gazeta “Marca” raporton se Chelsea është duke përgatitur një ofertë prej 120 milionë eurosh për të bindur skuadrën torineze që ta lërë të lirë.

Ylli portugez u transferua në vitin 2018 në Torino, në një operacion që arriti shifrën e 117 milionë eurove, por nëse këtë sezon nuk do të fitohet sërish Championsi, mund të ndodhë edhe largimi i papritur. Një transferim i mundshëm në Premier League nuk do të ishte aspak i përjashtuar.

Presidenti Abramovich do të investojë shifra të mëdha këtë verë, pas një bllokimi të gjatë në merkato, teksa synimi është që të marrë edhe 5 herë fituesin e “Topit të Artë”. Përveç emrit të madhe dhe ndikimit spektakolar që ka në botën e marketingut, Ronaldo mund të sjellë edhe shumë gola që mund të jenë vendimtare në synimin për ringritjen në majat e futbollit evropian.

Krejt ndryshe nga mediat spanjolle në Angli nuk besojnë shumë se kjo lëvizje mund të ndodhë, të paktën të Blutë e Londrës. Investimi deri më tani është bërë në të rinj shumë të talentuar, teksa duket e vështirë që në këtë projekt të përfshihet edhe Ronaldo. Fundi i këtij sezoni mund të jetë përcaktues për lëvizjet e verës, teksa CR7 na ka mësuar se fjala e pamundur në futboll, nuk ekziston. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP