E BUJSHME/ FIFA i bllokon merkaton Tiranës, humbet gjyqin me sulmuesin afrikan!
Tirana nuk do të ketë mundësinë që të bëjë blerje në merkaton e dimrit. Së fundmi FIFA i ka bllokuar merkaton, për shkak të një detyrtrimi të prapambetur ndaj futbollistit Moctar Cise. Klubi bardhebluka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin.
Merkato është bllokuar dhe drejtuesit duhet të paguajnë borxhin ndaj lojtarit dhe më pas të presin vendimin për zhbllokimin e merkatos. Në këtë mënyrë dështon edhe transferimi i bujshëm i Taulant Seferit në formë huazimi.
Cise u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, ku qëndroi për një sezon, teksa luajti në 23 ndeshje dhe shënoi 2 gola.