E BUJSHME/ Flamurtari pranë akordit me ish-bomberin e Kombëtares sonë

E BUJSHME/ Flamurtari pranë akordit me ish-bomberin e Kombëtares sonë

Flamurtari po kalon një sezon të vështirë dhe alarmi i mbijetesës është ndezur prej javësh në Vlorë. Me kuqezinjtë që luftojnë për të ruajtur vendin mes më të mirave, drejtuesit e klubit duken të vendosur të ndërhyjnë fuqishëm në merkaton e janarit për të ndryshuar rrjedhën e sezonit.

Ditën e sotme në ambientet e klubit vlonjat është parë një emër i njohur i futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili është takuar me presidentin Sinan Idrizi.

Takimi mes palëve ka zgjatur mbi tre orë dhe sinjalet janë pozitive për një marrëveshje të mundshme. Rikthimi i Cikalleshit në kampionatin shqiptar shihet si një lëvizje strategjike për të forcuar repartin ofensiv dhe për t’i dhënë Flamurtarit më shumë peshë në luftën për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 60 paraqitje dhe 13 gola me fanellën kuqezi, Cikalleshi mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të viteve të fundit te Kombëtarja. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë në Europianin historik “Francë 2016”, turneu i parë madhor në historinë e përfaqësueses shqiptare. Nëse marrëveshja finalizohet, Flamurtari do të fitonte jo vetëm një sulmues me eksperiencë, por edhe një lider në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?