E bujshme/ Flick mund të largohet nga Barcelona shumë shpejt, ja arsyeja

Barcelona po përgatitet për një moment vendimtar jo vetëm në aspektin drejtues, por edhe sportiv. Më 15 mars do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale të klubit katalanas, me presidentin aktual Joan Laporta që deri tani mbetet kandidati i vetëm zyrtar në garë. Rivali i tij kryesor pritet të jetë Victor Font, i cili synon rikthimin e projektit të tij në krye të klubit.

Sipas mediave katalanase, zgjedhjet nuk do të përcaktojnë vetëm drejtimin institucional të Barcelonës, por edhe të ardhmen e trajnerit Hansi Flick. Tekniku gjerman ndodhet në qendër të një prapaskene interesante, ku fati i tij lidhet drejtpërdrejt me rezultatin e votimit.

Nëse Joan Laporta arrin të fitojë një tjetër mandat, Flick do të vazhdojë punën në “Camp Nou” deri në përfundim të kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Madje, sipas burimeve pranë klubit, nuk përjashtohet mundësia e një rinovimi të ri, në varësi të rezultateve sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe paraqitet situata në rast të një fitoreje të Victor Font. Kandidati opozitar pritet të sjellë ndryshime të thella në projektin sportiv, me Hansi Flick që në këtë skenar do të largohej nga Barcelona në fund të këtij sezoni. 15 marsi pritet të jetë një datë kyçe për të ardhmen e Barcelonës, brenda dhe jashtë fushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?