E BUJSHME/ Gerrard: Tifozët e Rangers do të bien në dashuri me Grezdën
Rangers është shumë pranë blerjes 2.5 milionë euro të sulmuesit shqiptar Eros Grezda nga Osijek, teksa konfirmimi ka ardhur edhe nga trajneri Steven Gerrard. 23-vjeçari do të transferohet për 1.8 milionë paund.
“Greda është duke kryer vizitat mjekësore, dhe nuk mund të them shumë derisa kjo lëvizje të mbyllet. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan pasi ai mund të kontribuojë në fazën sulmuese.
Ai është shumë i shpejtë, shumë direkt dhe ka eksperiencë ndërkombëtare. Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh te ne”, tha Gerrard për Grezdën.
Grezda pritet të jetë blerja e 13-të i Gerrard në merkaton e verës, dhe mund të jetë gati që për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Celtic, edhe pse me siguri nga stoli.

KOHA JONË SONDAZH

