E bujshme/ Italia mund të zërë vendin e Iranit në Kupën e Botës

Në prag të Kupa e Botës 2026, një zhvillim i papritur po ngre pikëpyetje serioze mbi pjesëmarrjen e Iranit, pavarësisht se kombëtarja aziatike e ka siguruar kualifikimin në fushë.  Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka deklaruar së fundmi se pret që Irani të jetë pjesë e turneut që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Megjithatë, realiteti në terren paraqitet më i ndërlikuar.

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, veçanërisht përplasjet e vazhdueshme që përfshijnë Iran dhe Izrael, po ndikojnë drejtpërdrejt në aspektet logjistike dhe të sigurisë së pjesëmarrjes së ekipit. Udhëtimi, qëndrimi dhe organizimi i ndeshjeve në territor amerikan mbeten të mbushura me pasiguri.

Dyshimet janë thelluar edhe nga deklaratat e ministrit iranian të sportit, Ahmad Donyamali, i cili më herët ka lënë të hapur mundësinë që vendi i tij të mos marrë pjesë në turne, duke e kthyer çështjen në një problem që tejkalon sportin dhe prek drejtpërdrejt diplomacinë dhe sigurinë ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, FIFA nuk ka vendosur ende një afat përfundimtar për një vendim të mundshëm. Rregullorja i jep institucionit të drejtën të ndërhyjë dhe të zëvendësojë një përfaqësuese në raste të jashtëzakonshme si tërheqja apo përjashtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst, Italia shfaqet si kandidatja më e fortë për të përfituar nga një skenar i tillë. Me një histori të pasur në arenën ndërkombëtare dhe një pozicion të favorshëm mes skuadrave të pakualifikuara, “axurrët” konsiderohen si alternativa më e natyrshme.

Megjithatë, burime pranë strukturave të futbollit ndërkombëtar nuk përjashtojnë edhe opsione të tjera, përfshirë përfaqësuese nga kontinenti afrikan, duke reflektuar fleksibilitetin e rregullores në situata të pazakonta.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?