E BUJSHME/ Juventus arrin akordin me Suarez, formon një sulm të frikshëm
Juventus ka përzgjedhur Luis Suarez si sulmuesin kryesor për sezonin e ri. Uruguaiani që do të mbush 34 vjeç gjatë këtij sezoni, është jashtë planeve të trajnerit Ronald Koeman te Barcelona ndaj dhe do të largohet.
Gazetat kryesore sportive në Itali raportojnë se Suarez ka arritur një marrëveshje me kampionët e Italisë. Sulmuesi ka kontaktuar Pavel Nedved, pasi mori një telefonatë nga Koeman, i ciii bëri të ditur se nuk pjesë në planet e tij.
Juventus arriti fillimisht një marrëveshje me Edin Dzekon, por Roma deri më tani ka bërë rezistencë, duke bërë që të shihen edhe alternativa të tjra. Barcelona pritet ta lirojë Suarezin nga kontrata, duke i paguar madje edhe 22 milionë euro. Gjithsesi këto detaje pritet të zbulohen në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jone/