E BUJSHME/ Juventus dhe Napoli kërkojnë bomberin e Kosovës

Napoli i bashkohet listës së gjatë të skuadrave të interesuara për Vedat Muriqin. Të Kaltrit janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Milik, i cili pritet që të largohet në fund të këtij sezoni, pasi ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

Bomberi i kombëtares së Kosovës, aktivizohet te skuadra e Fenerbahce-s, ku ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, protagonist me gola dhe asist. Kartoni i tij vlerësohet në shifrën e 20 milion eurove.

Kujtojmë që në garë për të janë shumë skuadra në Angli: Tottenham, Manchester United, Leicester, në Gjermani është në orbitën e Frankfurtit, ndërkohë që në Itali pëlqehet edhe nga Lazio dhe Juventusit.

Ish-sulmuesi i Teutës këtë sezon ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje në kampionatin turk, ndërkohë që ka një kontratë që i skadon në vitin 2023. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP